E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme ne Rripin e Gazes

Militantët në Rripin e Gazës lëshuan 11 raketa në Izrael, mes një përshkallëzimi të luftimeve që ka tronditur nga themelet armepushimin dypalesh.

Nuk ka raporte per te plagosur, por vete episodi tregon qarte se situata sa vjen e rendohet. Disa ore me pare, avionet izraelite goditen disa objektive ne Gaza, ne forme kunderpergjigje ndaj raketave te militanteve, qe pasuan perplasje te mehershme.

Pushimzjarri i ndermjetesuar nga Egjipti e kishte qetesuar pak qe prej se enjtes perplasjet nderkufitare. Perseja e rishfaqjes se tensioneve nuk eshte e qarte. Shpeshhere eshte e veshtire te saktesohen rrethanat kur nis pershkallezimi i dhunes. Lindja e MesmeIzrael, të djathtët bashkohen për zgjedhjeGaza, starton “paqja jo zyrtare” Izrael-HamasEmiri i Katarit viziton Gazan

Te dy palet gjithmone do ta kujtojne veprimin e tyre si pergjigje ndaj nje akti te meparshem agesioni, cka i lejon t`i justifikojne sulmet e veta nen pretekstin e hakmarrjes.Izraeli ben pergjegjes Hamasin per çdo zjarr mortaje e raketa qe vjen nga Gaza.

Ne fakt, levizja islamike besohet gjeresisht se nuk e deshiron pershkallezimin e dhunes me shtetin hebre dhe me shume, eshte e interesuar ne konsolidimin e pushtetit te vet apo forcimit te ekonomise ne rripin e Gazes. Por kur nje prej anetareve te tij vritet apo civile palestineze behen pre e dhunes, Hamasi gjendet nen presione te medha per te reaguar, ne menyre qe te ripohoje pozitat e tij si levizje e rezistences.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›