Sulme vdekjeprurëse në kryeqytetin somalez
Shpërthimet me bomba kanë godtur kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Policia thotë se së paku 15 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet në një restorant të qytetit.
Përgjegjësinë për to nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Raportet e mediave thonë se restoranti frekuentohet shpesh nga punonjësit e qeverisë.
Me dekada të tëra, Somalia ka qenë e përfshirë nga konflikti i armatosur, por, në vitet e fundit, ka bërë hapa përpara drejt sigurisë dhe qeverisjes.
Dy vjet më parë, trupat somaleze, të mbështetura nga paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan, kanë dëbuar nga Mogadishu militantët e al-Shababit.
Por, grupi që ka lidhje me Al Kaidën vazhdon të kryejë sulme vetëvrasëse në kryeqytet.