Sulmet/ Vuçiq takon vendet e QUINT-it: KFOR të kujdeset për sigurinë në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq (Aleksandar Vucic) është takuar sot (26 shtator) me vendet e QUINT-it, të cilëve u ka kërkuar që KFOR-i të ketë rol parësor për çështjet e sigurisë në veri të Kosovës, jo policia lokale.
“Përsërita qëndrimet e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit. Gjithashtu pyeta pse EULEX-i u refuzua nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacion vetë, e cila është realizuar në territorin e veriut të Kosovës,” ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram.
Takimi i Vuçiqit me vendet e QUINT-it vjen pas sulmeve që ndodhën të dielën (24 shtator) pranë Manastirit të Banjskës, ku u vra në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë Hero i Kosovës.
/rtsh.al/