E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmet ajrore ruse në Kiev shkaktojnë katër viktima, disa të plagosur

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ishte objektiv sulmesh të fuqishme ajrore ruse në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se prej goditjeve vdiqën katër vetë dhe u plagosën disa të tjerë.

Dëmtime ndërtesash pati “pothuajse në çdo lagje”.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitshko, tha se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin përpjekur për të zmbrapsur “sulmin masiv të armikut”, por megjithatë “pjesë të rrjetit të ngrohjes u dëmtuan”. Ai paralajmëroi se mund të ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë.

Rusët po godasin ndërtesa banimi”, tha Tymur Tkashenko, drejtues i administratës ushtarake të qytetit. “Në të gjithë Kievin ka shumë ndërtesa shumëkatëshe të dëmtuara, pothuajse në çdo lagje.”

Guvernatori i rajonit të Kievit tha se edhe jashtë kryeqytetit prej sulmeve me dronë dhe raketa u plagos një person dhe u shkaktuan zjarre në disa vende. Një burrë 55-vjeçar në qytetin Bila Tserkva pësoi djegie dhe u shtrua në spital.

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia po sulmon me dronë dhe bomba të telekomanuara edhe disa rajone të tjera të vendit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›