E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet e Houthit/ Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit apel kompanive ajrore: Të tregohet kujdes

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e Bashkimit Evropian ka këshilluar kompanitë ajrore në lidhje me hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, sipas një njoftimi të postuar në faqen e saj zyrtare.

Kjo vjen pas rritjes së fundit të sulmeve nga Houthitë, të lidhur me Iranin.

Këshilla e fundit për Arabinë Saudite nuk përmend incidentin e sotëm me avionin e flydubai që u devijua fluturimi.

EASA thekson se do të vazhdojë të monitorojë situatën për të vlerësuar nëse rreziku për kompanitë ajrore të Bashkimit Evropian në atë vend është në rritje apo në ulje.

Në një njoftim të veçantë, EASA tani rekomandon që fluturimet të mos operojnë fare brenda hapësirës ajrore të Jordanisë, në të gjitha lartësitë dhe nivelet e fluturimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›