Sulmet izraelite në Gaza, mbi 42 mijë viktima që nga fillimi i luftës

Të paktën 42,227 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023 dhe 98 mijë e 464 të tjerë janë lënduar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Spitalet në Gaza kanë raportuar 52 vdekje dhe 128 lëndime gjatë 24 orëve të fundit, shkruan BBC.
Ndërkohë në një deklaratë të publikuar pasditen e sotme, ministria ka përmendur disa viktima dhe të plagosur në rrugë dhe nën rrënoja ku ekuipazhet e ambulancës nuk arrijnë dot tek ata.
Nga ana tjetër, spitali Baptist apelon për dhurim gjaku. /vizionplus.tv