E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet izraelite në jug të Libanit, vriten 11 persona. Plagosen 11 të tjerë –

Mistria e shëndetësisë e Libanit njoftoi se të shtunën të paktën 11 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor.

Ushtria izraelite tha se goditi infrastrukturën e Hezbollahut gjatë natës në atë që e përshkroi si një zonë sigurie në Libanin jugor, në përgjigje të veprimeve kundër ushtarëve të saj.

Shtatë persona u vranë kur avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në fshatin jugor Ansar, ndërsa katër të tjerë u vranë në një sulm ndaj fshatit Deir El Zahrani, tha Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.

Nëntëmbëdhjetë persona u plagosën në sulme. Sulmet ishin ndër më vdekjeprurëset në javët që kur Libani ra dakord për një kuadër paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-të me Izraelin.

Marrëveshja i lë trupat izraelite brenda Libanit jugor të pushtuar derisa Hezbollahu të çarmatoset dhe ushtria libaneze të marrë kontrollin, kushte që grupi i mbështetur nga Irani i ka hedhur poshtë si dorëzim.

Presidenti libanez Joseph Aoun, në një deklaratë në X, tha se sulmet ishin një “mesazh i qartë” që synonte negociatat dhe përpjekjet e SHBA-së drejt zbatimit të marrëveshjes kornizë.

Të paktën 4,300 njerëz janë vrarë në Liban në raundin e fundit të armiqësive që nga 2 marsi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›