Sulmet izraelite vrasin 20 persona në Gazën veriore, IDF urdhëron më shumë evakuime

Të paktën 20 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Jabalia në Gazën veriore të premten vonë.
Liderët botërorë kanë dënuar sulmet ndaj paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara nga forcat izraelite në Libanin jugor, pas një incidenti të dytë brenda 48 orëve.
Dy sulme ajrore izraelite goditën qendrën e Bejrutit të enjten. Kryeministri i Libanit thotë se 20 personat u vranë në dy sulme izraelite në qendër të Bejrutit të enjten, të cilat erdhën pa paralajmërim, dhe ishin të gjithë civilë . 117 persona të tjerë u plagosën. Izraeli nuk ka komentuar
Në Izrael, IDF thotë se zbuloi rreth 100 raketa që kalonin nga Libani në veri të Izraelit./ BBC
/rtsh.al/