Sulmet izraelite vrasin udhëheqësin e Xhihadit Islamik në kampin Nur Shams

Izraeli njoftoi se kishte vrarë kreun e grupit të Xhihadit Islamik Palestinez në kampin e refugjatëve Noor Shams në Bregun Perëndimor qendror në një sulm ajror dje, të enjten.
Mohammed Abdullah u bë kreu i grupit të mbështetur nga Irani në kampin në zonën Tulkarem pasi paraardhësi i tij Mohammad Jaber u vra në një shkëmbim zjarri në fund të gushtit, sipas ushtrisë izraelite.
Abdullah thuhet se u vra në një sulm ajror së bashku me një tjetër anëtar të dyshuar të grupit, i cili nuk është identifikuar.
Ushtria izraelite tha se Abdullah ishte përgjegjës për aktivitetet e grupit, duke përfshirë “shumë sulme” . Ushtria e akuzon atë për përdorimin e eksplozivëve kundër trupave izraelite.
Trupat në terren, sipas të njëjtës deklaratë, konfiskuan pushkë gjysmë automatike./vizionplus.tv