Sulmet kibernetike dhe marredheniet SHBA-Kine
Presidenti i ri i Kinës Xi Jinping po zhvillon për herë të parë takime me zyrtarë të SHBA-së. Një nga çështjet themelore në sfond të këtyre takimeve janë akuzat e Uashingtonit se Kina po ndërmerr sulme kibernetike kundër interesave amerikane. Kina i ka mohuar akuzat, por shumë ekspertë amerikanë i hedhin poshtë këto thënie:
Një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje shihen ndërsa Sekretari amerikan i Thesarit Jack Leë takohet me Presidentin e ri kinez në Pekin.
Por, nën sipërfaqen e pritjeve zyrtare, ka tension. Zyrtarët dhe bizneset amerikane janë të shqetësuara gjithnjë e më shumë nga provat në rritje se Kina qëndron pas një serie sulmesh kibernetike ndaj interesave amerikane.
Është një akuzë që Kryeministri i sapo zgjedhur i Kinës Li Keqiang e mohoi në një konferencë shtypi, në fillim të kësaj jave.
Firma e sigurisë kibernetike Mandiant zbuloi se disa autorë të sulmeve në internet vepronin pranë një ndërtese ushtarake në Shanghai.
Presidenti Obama po premton të reformojë ligjet dhe rregulloret amerikane për ta bërë më të lehtë mbrojtjen ndaj kërcënimit kibernetik në rritje.
Tani për tani, Presidenti kinez Xi Jinping premton bashkëpunim.
Por, shqetësimet e Uashingtonit nuk kanë gjasa të minimizohen shpejt.