E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulmet në Belgorod/ Kreu i Wagner: Detyra e radhës mund të jetë mbrojtja e terriotorit të Rusisë

Roli i kompanisë ushtarake private Wagner, pas tërheqjes nga Ukraina mund të jetë mbrojtja e terriotorit të Rusisë. Kështu është shprehur kreu i kompanisë private, Yevgeny Prigozhin, i cili ka theksuar se fillimisht grupit të tij i duhet një muaj “paqe” për të marrë veten nga lufta në Ukrainë.

Komentet e tij vijnë mes sulmeve në rajonin kufitar të Belgorodit të Rusisë , ku grupe vullnetarësh rusë që kundërshtojnë udhëheqjen aktuale të Kremlinit kanë pretenduar sërish se kanë hyrë në territorin rus. Kremlini tha se ata u zmbrapsën dhe nuk shkelën kufirin shtetëror, raporton BBC.

Luftëtarët Wagner do të largohen nga zona e Bakhmut deri më 5 qershor, duke u zëvendësuar nga forcat e rregullta ruse. Prigozhin tha se njësitë Wagner do të zhvendosen në kampet e pasme në rajonet Donetsk dhe Luhansk për momentin, larg nga linja e kontaktit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›