Sulmet në Boston, Bumçi i telegram ngushëllimi sekretarit Kerry
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar me forcë aktet e dhunës që ndodhën një ditë më parë në përfundim të Maratonës së Bostonit, ku tre persona humbën jetën dhe rreth 140 persona u dëmtuan rëndë.
Duke iu bashkuar popullit amerikan në këtë moment dhimbjeje, shprehim angazhimin e palëkundur për të qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luftuar aktet ekstreme dhe dënuar të gjithë ata që tronditin jetët e qytetarëve. Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ministri i Punëve të Jashtme z. Aldo Bumçi i dërgoi me këtë rast një telegram Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. John Kerry, të cilit i shprehu ngushëllimet e sinqerta dhe keqardhjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme.
16 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Sulmet në Boston, Bumçi i telegram ngushëllimi sekretarit Kerry burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email