Sulmet në Boston, edhe tre persona të tjerë në listën e të ndaluarve
Policia e Bostonit ka arrestuar tre të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmet në Maratonën e Bostonit.
Departamenti i policisë nuk ka publikuar detaje të tjera ne lidhje me identitetin e tyre apo rolet e dyshuara, raporton BBC.
Sulmet e 15 prillit kanë lënë tre persona të vrarë dhe mbi 260 të plagosur. Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç, është akuzuar formalisht në lidhje me to.
Vëllai i tij, Tamerlan, 26 vjeç, është vrarë gjatë të shtënave me policinë në Boston, më 19 prill.
Tre të dyshuar të tjerë janë marrë në paraburgim. Detajet do të pasojnë, ka njoftuar Departamenti i Policisë në Boston.
Më herët autoritetet kishin deklaruar se besonin se dy vëllezërit kishin vepruar të vetëm.
Dzhokhar Tsamaev, që mbeti i plagosur gjatë gjuetisë së forcave speciale, akuzohet për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë dhe shkatërrim të qëllimshëm të pronës me pasojë vdekjen.
Ai mund të dënohet me vdekje nëse shapllet fajtor edhe vetëm për akuzën e parë. Kur u mor në pyetje nga policia në spital, ai tha se bashkë me të vëllain ishin të irrituar ndaj SHBA për shkak të luftrave në Irak dhe Afganistan.
Tsanaev, i cili ndodhet në spitalin e një burgu, ishte hetuar më herët nga FBI-ja, por në atë kohë nuk ishin gjetur prova për një kërcënim të mundshëm prej tij.
Ditën e martë, presidenti Barack Obama deklaroi se oficerët e forcave të ligjit kishin zbatuar protokillin dhe nuk kishin asnjë faj.