Sulmet ne Gaza, protesta ne dhjetra shtete

Ne Londer dhjetra protestues u mblodhen jashte ambasades izraelite duke tundur flamuj dhe duke u perpjekur te afrohen sa me shume me ndertesen, nderkohe qe policia ndalonte avancimin e tyre.
Policia ne Gjermani ka njoftuar per me shume se 2 mije protestues te cilet kane marshuar per tre ore ne menyre paqesore ne bulevardin kryesor ne Berlin.
Sipas CNN-it, protesta ka patur edhe ne Danimarke, France, Itali dhe Spanje. Gjithashtu manifestime jane mbajtur edhe ne Karakas te Venezueles.
Mediat iraniane raportojne per qindra persona qe u organizuan ne nje demonstrate ne Teheran. Policia greke eshte perleshur me protestuesit ne Athine gjate nje proteste jashte ambasades izraelite.
Sulmet kane hyre ne diten e katert te tyre ku numrohen me shume se 300 viktima dhe qindra te plagosur. Izraeli duket se nuk do te terhiqet nga sulmet, derisa militantet e Hamasit te nderpresin sulmet me raketa ndaj territorit izraelit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code