E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet ne Oslo Obama Lufte terrorizmit

Ngjarjet në Oslo kujtojnë rëndësinë e luftës kundër terrorizmit. Deklarata është bërë nga presidenti amerikan Barack Obama, i cili u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave të atentateve.

“Sulmet i kujtojnë të gjithë komunitetit ndërkombëtar rëndësinë e luftës kundër terrorizmit dhe nevojës së bashkëpunimit në shkëmbimin e informacioneve”, ka deklaruar Obama.

“Jemi me norvegjezët dhe do t’u japim atyre të gjithë ndihmën e mundshme”, ka shtuar presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Sulmet në Oslo janë marrë përsipër nga një grup deri më sot i panjohur, “Mbështetësit e Xhihadit Global”, që autoritetet e lidhin me publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›