E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmet ruse në Ukrainë, ministri Igli Hasani: Të pajustifikuara, Shqipëria i dënon

Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Igli hasani ka reaguar për sulmet e fundit ruse në Ukrainë, që kanë lënë disa të vrarë dhe disa të plagosur.

Në një postim në platformën “X”, Hasani shkruan se Shqipëria i dënon këto sulme të pajustifikuara nga Rusia.

“Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme.

Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia”, shkruan ministri.

Today Ukraine faced the most severe Russian aerial assault to date. Countless missiles and drones relentlessly targeted civilian infrastructure, causing unfathomable destruction and tragic loss of innocent lives.

Albania strongly condemns these senseless, unjustified attacks…

— Igli Hasani (@IgliHasani) December 29, 2023

12 persona janë vrarë dhe më shumë se 75 janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa të mëngjesit të sotëm në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se objektet arsimore, një repart materniteti dhe shtëpi private ishin ndër ndërtesat e goditura nga sulmet ruse në disa qytete të Ukrainës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›