Sulmi ajror izraelit në qendër të Gazës. Vriten 13 persona, midis tyre edhe fëmijë

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit gjatë natës në qendër të Gazës.
“Sulmi goditi një shtëpi në al-Zaëaida në Deir al Balah duke vrarë të 13 personat përfshirë fëmijë”, tha Dr Khalil Al Dikran, kreu i infermierisë në spital.
Gazetari, i cili ishte në Spitalin e Martirëve Al Aksa të martën në mëngjes, numëroi gjithsej 44 trupa në tendën e morgut që po përgatitej për varrim, përfshirë 13 të vrarë gjatë natës.
Sipas Al Dikran, të tjerë mbetën viktima në sulmet e së hënës pasdite që goditën dy shtëpi dhe një sallë dasmash që po përdoreshin për të strehuar banorët e zhvendosur që ishin larguar nga Gaza veriore, transmeton CNN.
Ai shtoi se sulmet ajrore të së hënës ndodhën në qendër të Gazës, duke vrarë 31 persona.
/rtsh.al/