E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi i Hamasit mbi Izrael, Klinton dhe Obama: Bota të mblidhet kundër terrorizmit dhe të mbështesë demokracinë izraelite

Ish-presidentët Bill Klonton dhe Barak Obama kanë reaguar mbi sulmin e përgjakshëm të Hamasit mbi Izrael.

Me anë të një postimi në rrjetin social X, Klinton ka dënuar sulmin terrorist, ndërsa deklaron se është koha që bota të mblidhet kundër terrorizmit dhe të mbështesin demokracinë izraelite.

“Unë dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist të kryer nga Hamasi në Izrael dhe vajtoj humbjen e pakuptimtë të jetës. Zemra ime është me të gjithë ata që janë prekur nga dhuna, përfshirë familjet amerikane. Tani është koha që bota të mblidhet kundër terrorizmit dhe të mbështesë demokracinë izraelite. Unë qëndroj me qeverinë e Izraelit dhe të gjithë izraelitët dhe u bëj thirrje të qëndrojnë së bashku. Ky është një moment për t’u fokusuar në qëllimin mbi politikën”, shkruan Klinton.

Po ashtu, edhe ish-presidenti Barak Obama ka shprehur indinjatën mbi sulmet terroriste ndaj Izraelit dhe masakrat e civilëve të pafajshëm.

“Të gjithë amerikanët duhet të tmerrohen dhe të indinjohen nga sulmet e pacipë terroriste ndaj Izraelit dhe masakrat e civilëve të pafajshëm.

Ne pikëllojmë për ata që vdiqën, lutemi për kthimin e sigurt të atyre që janë mbajtur peng dhe qëndrojmë drejtpërdrejt përkrah aleatit tonë, Izraelit, teksa shpërbërë Hamasin. Ndërsa mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorit, ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj”, u shpreh Obama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›