E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi i anijes me naftë në Detin e Kuq, Pentagoni: Po rrjedh naftë, ndotja mjedisore mund të jetë katastrofike

Një cisternë nafte që u sulmua nga rebelët Houthi të Jemenit në Detin e Kuq javën e kaluar është ende në zjarr dhe mund të jetë duke rrjedhur naftë, thotë Pentagoni.

Anija greke po transporton më shumë se 150,000 ton naftë bruto dhe rrjedhja e saj konsiderohet si katastrofa më e madhe mjedisore e regjistruar ndonjëherë.

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit. Sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq kanë nisur në mbështetje të palestinezëve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Departamenti i Shtetit shprehu shqetësimin për sulmet ndaj anijes me naftë ku tha se rrjedhja e naftë është katër herë më të madhe se katastrofa e Exxon Valdez e vitit 1989 , e cila lëshoi ​​257,000 fuçi në brigjet e Alaskës.

Të martën, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder tha se dy rimorkiatorë ishin dërguar për të shpëtuar anijen e goditur, por Houthi-t kishin kërcënuar se do t’i sulmonin gjithashtu.

Ai tha se SHBA-ja po punonte me partnerët në rajon në përpjekje për të zbutur çdo ndikim të mundshëm mjedisor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›