E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i planifikuar prej ditësh, del video e 14-vjeçarit të armatosur pak para masakrës në Turqi

Detaje të reja dalin në dritë për 14-vjeçarin Isa Aras Mersinli, i cili vrau 8 nxënës dhe një mësues dhe plagosi edhe 13 persona në një shkollë në Kahramanmaraş, në jug të Turqisë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shfaqet 14-vjeçari pak para se të fillonte të qëllonte ndaj mësuesve dhe shokëve të klasës. Në video, adoleshenti duket duke u endur brenda klasës.

Prokuroria turke njoftoi se 14-vjeçari, i cili vrau veten pas sulmit, e kishte planifikuar ngjarjen që nga 11 prilli, bazuar në një dokument që u gjet në kompjuterin e tij.

???????? New footage has emerged of the attacker, İsa Aras Mersinli, who shot and killed 9 people and injured 13 in Kahramanmaraş today.

The video was reportedly recorded by classmates shortly before the attack.

The attacker died by suicide. pic.twitter.com/0OSXjrFrYD

— Visegrád 24 (@visegrad24) April 15, 2026

Autoritetet po përpiqen të zbardhin motivet e sulmit dhe për këtë arsye kanë sekuestruar të gjitha pajisjet elektronike nga shtëpia e autorit.

Pas sulmit u arrestuan prindërit e tij. Sipas autoriteteve, babai i autorit, një inspektor policie, ndodhet në paraburgim, ndërsa nëna e tij është lënë e lirë. Armët që përdori 14-vjeçari i përkisnin babait të tij.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›