E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi kimik, edhe Rusia i bën thirrjeSirisë të lejojë hetimin e OKB

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit OKB: Të nisë hetimi pa asnjë vonesë RUSI - Rusia ka bërë thirrje Sirisë për të lejuar një ekip të Kombeve të Bashkuara  të hetojë akuzat për përdorimin e armëve kimike në një sulm të kohëve të fundit. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry kanë rënë  dakord se duhet një hetim objektiv.
 
Aktivistët thanë se qindra vetë kanë vdekur në sulmin e së mërkurës pranë Damaskut. Ndërkohë agjencitë e OKB-së thonë se numri i fëmijëve të detyruar të largoheshin nga Siria ka arritur në një milion.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë dhe UNICEF-i thonë se edhe dy milion fëmijë janë të zhvendosur brenda vendit.

RUSIA, ALEATI KRYESOR I PRESIDENTIT SIRIAN BASHAR AL-ASAD

Ministria e jashtme ruse, në një deklaratë të lëshuar sot tha se "Rusia i bëri thirrje qeverisë siriane për të bashkëpunuar me ekspertë kimike OKB-së e të garantojë misionin që do të hetojë vendin e incidentit."

Nuk ka ende asnjë shenjë se Damasku do të lejojë që ekipi i OKB-së të inspektojë për sulmin me armë kimike.

Gjithashtu, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi "pa vonesë". Z. Ban tha: "Çdo përdorim i armëve kimike  shkel ligjin ndërkombëtar  e si i tillë, ky krim kundër njerëzimit meriton ndëshkime të rënda për dhunuesit."

OKB: NJE MILIONE FEMIJE PO IKIN NGA KONFLIKTI NE SIRI

Një million është numri i fëmijëve të cilët kanë ikur nga Siria që nga fillimi i konflikti civil. Shifra alarmante është dhënë nga një raport i publikuar sot nga ana e Komisionerit të Lartë të kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe UNICEF-it në Gjenevë.

Nga një milion fëmijë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, rreth 740 mijë prej tyre kanë më pak se njëmbëdhjetë vjeç.

Drejtori i Përgjithshëm i UNICEF-it, Anthony Lake, duke paraqitur shifrat denoncoi "dështimin e bashkësisë ndërkombëtare" dhe tha se "bëhet fjalë për fëmijë që janë larguar nga familjet dhe tmerret e luftës që ne tani mund të fillojmë të kuptojmë."

Sipas të dhënave të fundit nga dy agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, mijëra të mitur sirianë kanë mbërritur në Jordani, Liban dhe Irak të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre .

Por këtyre shifrave sipas OKB-së u shtohen edhe 7 mijë fëmijë të vrarë në Siri. Të miturit refugjatë janë të ekspozuar edhe ndaj kërcënimeve të tilla si punë të detyruar apo shfrytëzim seksual.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›