E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi me armë në eventin ku ishte dhe Trump, Begaj: Demokracia mbrohet me ide, jo me forcë

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin e armatosur gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC, ku ishte edhe presidentit amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë.

Begaj e cilësoi ngjarjen si një akt brutal që minon demokracinë dhe vlerat e saj themelore

Presidenti shprehu solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe uroi shëndet e siguri për presidentin Trump dhe të gjithë të pranishmit në aktivitet.

“Dënoj ashpër sulmin e armatosur kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe zonjës së parë Melania Trump gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo forcës. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme.

Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe uroj për presidentin Trump dhe Zonjën e Parë dhe të gjithë të pranishmit të vazhdueshëm shëndetin dhe sigurinë”, shkruan Begaj.

Sulmi me armë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, gjatë eventit me Korespondentët e Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku të pranishëm ishin presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa presidenti Trump u evakuua menjëherë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›