E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus, Shqipëria qëndron përkrah Berlinit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Gjermanisë ndaj Rusisë për tentativën e sulmit me dron të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh solidaritet të plotë me kancelarin Friedrich Merz dhe Gjermaninë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt agresioni.

Më tej, kryeministri thekson se Shqipëria qëndron përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s.

“Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane.

Solidaritet i plotë me mikun tim @_FriedrichMerz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim.

Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar”, shkruan Rama.

A drone carrying explosives into Leipzig/Halle Airport is not a grey zone. It is a Russian act of aggression against Germany and against the security of Europe, as the German Government itself now makes clear.

Full solidarity with my friend @_FriedrichMerz, the German Government…

— Edi Rama (@ediramaal) September 1, 2026

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›