Sulmi ndaj Iranit, Netanyahu: Për të parandaluar një holokaust bërthamor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai nisi sulme ajrore kundër Iranit për të parandaluar “një holokaust bërthamor”, duke pretenduar se qeveria e tij kishte informacione se Irani ishte vetëm disa muaj larg zhvillimit të një arme bërthamore fillestare.
“Ne duhej të vepronim. Për të shpëtuar veten por edhe për të mbrojtur botën nga ky regjim. Informacioni që morëm dhe ndamë me Shtetet e Bashkuara ishte absolutisht i qartë: se ata po punonin me një plan sekret për të uraniumin, ata po lëviznin shumë shpejt dhe do të arrinin një pajisje testimi, apo ndoshta një pajisje fillestare brenda disa muajsh. Kjo është diçka që ne nuk mund ta pranonim. Ne nuk do të kemi një holokaust të dytë, një holokaust bërthamor. Ne tashmë e kishim një të tillë, në shekullin e kaluar, shteti hebre nuk do të ketë holokaustin e kryer ndaj popullit hebre. Nuk do të ndodhë“, tha Netanyahu në një intervistë për Fox News.
I pyetur nëse ndryshimi i regjimit ishte ndër objektivat e tij në Iran, Netanyahu tha: “Sigurisht që mund të jetë rezultati, sepse regjimi i Iranit është shumë i dobët”.
/rtsh.al/