E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi ndaj avokates italianearrestohet edhe shqiptari i dyti

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Avokatja dhe të arrestuarit Shqiptarët sulmuan me acid avokaten Arrestohet shkodrani, i hodhi acid në fytyrë avokates italiane ITALI - Rubin Talaban 31 vjeç nga Shqipëria, është arrestuar nga karabinierët për sulmin me acid ndaj avokates italiane Luçia Annibali. Fshihej në San Salvo Mariana në provincën e Cheitit, gati për të lënë Italinë, në shtëpinë e dy bashkëatdhetarve të tij.

40 karabinerë kanë marrë pjesë në arrestimin e tij, që është bërë në orën 5 të mëngjesit. Sëbashku me të janë arrestuar dhe dy shqiptarët, që e strehonin dhe që gjithashtu kanë precedent penalë. Ata janë nga fshtarat e Shkodrës dhe quhen Arvid dhe Arlind Spahija.

Ata kishin planifikuar arratisjen nga Italia të Rubinit në ditën e 1 majit ditë pushimi në Itali, përmes kufirit Slloven nga Triestja, duke kaluar më pas në brigjet e Dalmacisë në Mal të Zi dhe për ta arritur në Shkodër. Për arratisjen ishte planifikuar përdorimi i një furgoni, që transporton pasagjerë në drejtim të Europës Lindore.

Në apartament nuk janë gjetur armë, por një shumë e konsiderueshme eurosh. Në 27 prill u arrestua i akuzuari tjetër i veprës penale shqiptari Altistin Precetaj, 28 vjeç me precedent penalë. Po ashtu nën pranga ka përfunduar dhe dërguesi i ketij krimi, avokati italian Lucca varani, që donte të hakmerrej me avokaten e lënduar me acid pasi kjo e fundit i kishte dhënë fund nje lidhje dashurie më Varanin pasi kishte mësuar se ai ishte në pritje të një fëmijë nga një raport tjetër.

Nën hetim ndodhet dhe një tjetër person i konsideruar si ‘Jakë e bardhë” dhe i mirë integruar në shoqëri. Nuk dihet nëse është italian apo i huaj, ndërsa dihet se është resident në Marche dhe nga ajo, që del prej hetimit po favorizonte arratisjen e Rubin Talabanit.

Shqiptari, që ishte në kërkim ndërkombëtar mund të llogariste në ndihmë të tij një rrjet të gjerë shqiptarësh, shumë prej të cilëve të mirë përfshirë në trafiqet ilegale në Itali. Taliban javët e fundit kishte rritur mjekrrën për të fshehur një nishan që mund ta evidentonte në kufi. Ai duhet të fshihte gjithashtu një djegie, që kishte pësuar në dorë aksidentalisht kur sulmoi avokaten Annibali.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›