Sulmi ndaj francezeve talebanet Veper e jona

Talebanët kanë pranuar se autori i vrasjes së katër ushtarëve francezë dhe plagosjes së 16 të tjerëve, ndodhur ditën e premte në Afganistan, ishte një militant i tyre.
“Emirati Islamik i Afganistanit (sic e quajnë vendin talebanët) ka rekrutuar njerëz në disa pozicione të rëndësishme në vend. Disa prej tyre e kanë kryer misionin e tyre, të tjerë do të kryejnë në ditë, javët e muajt në vazhdim”, iu përgjigj pyetjes së Reuters nëpërmjet telefonit, zëdhënësi i talebanëve, Zbihullah Mujahid.
Katër ushtarët francezë u vranë nga një person me uniformën e ushtrisë afgane. Më vonë doli që autori ishte pjesë e ushtrisë së rregullt të Afganistanit, por që ishte infiltruar nga talebanët. Sulmi pasoi një deklaratë të fortë të Parisit, që tha se do të shqyrtonte seriozisht tërheqjen e parakohëshme nga Afganistani.
Ky qendrimi, i shprehur nga presidenti Sarkozy, shqetësoi Shtetet e Bashkuara. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, pasi shprehu keqardhjen për sulmin, tha se nuk kishte arsye të besonte se Franca do të tërheqë trupat nga Afganistani dhe se Parisi do të respektonte paktin e arritur në Lisbonë për periudhën e tranzicionit.
Franca ka rreth 4 mijë ushtarë të angazhuar në misione të ndryshme në Afganistan.
Disa herë forcat aleate kanë ngritur shqetësimin se mes radhëve të ushtrisë afgane ka elementë ektremistë.
Grossman mbërrin në Afganistan

Marc Grossman, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin mbërrit në Kabul për të zhvilluar takime me autoritetet afgane për ecurinë e bisedimeve të paqes me talebanët.
Mësohet se mes palëve do të diskutohet edhe mundësia e hapjes së një zyre përfaqësimi diplomatik të talebanëve në Katar.
Në Kabul mbërriti edhe Ministri i Mbrojtjes i Francës, Gerard Longuet. Ai do të takohet me autoritetet e qeverisë së presidentit Hamid Karzai për të diskutuar mbi situatën e sigurisë pas vrasjes së 4 ushtarëve francezë nga një ushtarak afgan, i infiltruar i talebanëve.