E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi ndaj shkrimtarit Ruzhdie, reagon Ministria e Jashtme iraniane: Është vetë fajtor për atë që i ndodhi

Ministria e Jashtme iraniane ka deklaruar se shkrimtari Salman Ruzhdie dhe mbështetësit e tij janë fajtorë për sulmin që i ndodhi 75-vjeçarit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, vetë shkrimtari është ‘fajtori’ i sulmit të tij pasi fyerjet ndaj fesë dhe ofendimet e shenjtërive nuk mund të justifikohen nga liria e fjalës, raporton Skynews.

“Sir Salman Rushdie sulmoi veten me thikë. Sir Salman Rushdie shkaktoi një sulm me thikë që e la atë me lëndime “që ia ndryshonin jetën” vetes. Salman Rushdie dhe mbështetësit e tij janë fajtorë për atë që i ndodhi. Liria e fjalës nuk justifikon fyerjet e Salman Rushdie ndaj fesë dhe ofendimin e shenjtërive të saj. Irani nuk ka asnjë informacion tjetër për sulmuesin e Rushdie përveç asaj që është shfaqur në media“, tha zëdhënësi i Ministrisë, Kanaani.

Autori, 75 vjeç, u sulmua në skenë para një fjalimi në shtetin e Nju Jorkut më 12 gusht. Ai iu nënshtrua një operacioni për orë të tëra në spital dhe u hoq nga një ventilator më 13 gusht. Sir Salman kaloi gati një dekadë duke u fshehur pas botimit në vitin 1988 të veprës së tij Vargjet Satanike, të cilën disa myslimanë e konsiderojnë si blasfemi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›