E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmi në Gazë, ushtria izraelite: Kemi vrarë operativë dhe drejtues të Hamasit

Ushtria izraelite ka deklaruar se sulmi ajror i mbrëmshëm në zonën humanitare të caktuar nga Izraeli në Rripin jugor të Gazës vrau disa operativë të Hamasit, duke përfshirë një komandant të lartë në forcat e sigurisë së brendshme të grupit terrorist.

Sipas ushtrisë, Osama Ghanim ishte i përfshirë në “aktivitet për të shtypur qytetarët e Gazës dhe ishte përgjegjës për zbulimin e kërcënimeve kundër Hamasit nga brenda Rripit.”

“Ghanim luajti një rol kyç në zbatimin e metodave brutale të Hamasit, të cilat përfshinin marrjen në pyetje të ashpra të civilëve duke shkelur të drejtat e njeriut, shtypjen e banorëve të dyshuar se ishin kundër Hamasit dhe persekutimin e civilëve nga komuniteti LGBTQ+”, thotë IDF.

Ushtria shtoi se ka ndërmarrë hapa të shumtë për të zbutur dëmin e civilëve në sulm, duke përfshirë përdorimin e një municioni preciz, mbikëqyrje ajrore dhe inteligjencë të tjera.

Nga ana tjetër, mediat palestineze raportuan se rreth 20 persona u vranë si pasojë e sulmit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›