E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Kabul, lirohen disa nga pengjet

Zyrtarët afganë thanë sot se një numër pengjesh të kapur nga ekstremistët talebanë gjatë një sulmi ndaj një hoteli të njohur pranë një liqeni në rrethinat e Kabulit, janë liruar.

Persona të armatosur sulmuan hotelin dje vonë, duke kapur peng një numër civilësh, përfshirë gra dhe fëmijë. Sulmi shkaktoi një shkëmbim zjarri prej disa orësh me forcat afgane të sigurisë.

Zyrtarët thanë sot herët në mëngjes se të paktën tre ekstremistë janë brenda hotelit Spozhmai, ndërsa policia raporton se ka pasur disa të vdekur.
Sulmi ndodhi disa orë pasi presidenti Hamid Karzai ka mbajtur një seancë të posaçme parlamentare, ku ka thënë se sulmet talibane ndaj policisë dhe ushtarëve afganë janë në rritje, në kohën kur trupat e huaja luftarake përgatiten të lënë vendin në fund të vitit 2014.

Në një deklaratë të lëshuar nga NATO-ja thuhet se civilët dhe policët afganë janë në shënjestër të sulmeve në hotel dhe se ka raporte për numër të papërcaktuar të viktimave në mes të civilëve dhe policëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›