Sulmi në SHBA, autori la gjurmë: Mesazhi që zbulon motivet

Autori i sulmit me armë zjarri në Shtëpinë e Bardhë, Cole Thomas Allen, kishte paralajmëruar më herët përmes një mesazhi drejtuar familjarëve, ku zbulonte qëllimet e tij për të sulmuar zyrtarë qeveritarë.
Sipas raportimit të New York Post, mesazhi i dorëzuar më pas në polici përmbante deklarata të forta me ngarkesë ideologjike dhe një vetëpërshkrim shqetësues, ku Allen e quante veten “vrasës federal miqësor”.
Në tekstin e tij, ai përpiqej të justifikonte veprimin duke përmendur raste të dhunës dhe padrejtësive, ndërsa shprehej se “të kthesh faqen tjetër kur shtypet dikush tjetër nuk është sjellje e krishterë, por bashkëfajësi”.
Ai kishte përshkruar edhe mënyrën e sulmit, duke pretenduar se do të përdorte municion me saçma për të kufizuar dëmet anësore, megjithëse pranonte se mund të rrezikonte edhe persona të tjerë për të arritur objektivat.
Nga hetimet paraprake, rezulton se autori kishte lidhje me një grup të quajtur The Wide Awakes dhe dyshohet se kishte marrë pjesë në një protestë “No Kings” në Kaliforni, ku jetonte dhe punonte si mësues.
Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e sulmit, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime të forta për sigurinë dhe radikalizimin individu