E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi terrorist, Maqedonci: FSK, patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike

PRISHTINË, 1 dhjetor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për KosovaPress mbi gjendjen e sigurisë pas sulmeve të fundit në veri, angazhimin e FSK-së për të mbrojtur infrastrukturën kritike, si dhe mundësinë e dërgimit të kësaj Force në veri.

Në një përgjigje me shkrim, ministri Maqedonci ka thënë se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, menjëherë pas sulmit terrorist në Zubin Potok, FSK-ja është angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike.

Qindra ushtarë të armatosur kanë qëndruar përgjatë ditës së shtunë në pika të ndryshme në Obiliq dhe Vushtrri. Ministri Maqedonci tregon se në rast nevoje, trupat e armatosura do të dërgohen edhe në veri.

“Sipas vlerësimeve dhe koordinimeve që kemi bërë në nivel të institucioneve dhe me komandën e KFOR-it, në këto rrethana nuk ka qenë i nevojshëm të ndërmerret një hap i tillë”, ka thënë ai.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›