E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 140 numri i viktimave

Autoritetet në Rusi kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga sulmi i 22 marsit ka arritur në 140.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Mikhail Murashko, më 27 mars se katër nga 76 personat që gjenden në spital janë në gjendje kritike.

Ndërkaq, një ditë më herët, ministria e Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Fatkeqësive, përfundoi pastrimin e rrënojave në sallën e koncerteve, teksa u raportua se kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar.

Gjykata ruse griti akuza ndaj katër qytetarëve të Taxhikistanit për sulmin terrorist, ndërsa 4 të tjerë po akuzohen se kanë ndihmuar sulmuesit.

Nga ana tjetër, përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant, Shteti Islamik ndërsa zyrtarët rusë insistojnë se Ukraina dhe Perëndimi kanë qenë të përfshirë në sulm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›