E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet anija tregtare pranë Omanit, shpëtohen 25 anëtarët e ekuipazhit

Marina e Omanit ka njoftuar se ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit të 25 anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje tregtare të sulmuar pranë brigjeve të vendit.

Anija, e cila lundronte me flamur panamez, u godit rreth 106 milje detare larg brigjeve të provincës Musandam, duke shkaktuar zjarr në bord. Lajmi u raportua nga televizioni Al Jazeera, duke iu referuar autoriteteve të Omanit.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se nga kush u krye sulmi apo kush qëndron pas tij. Autoritetet konfirmuan se të 25 anëtarëve të ekuipazhit iu ofrua ndihmë mjekësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›