Sulmohet filmi i parë nga Vëllazëria Myslimane

Një film egjiptian i prodhuar nga një kompani e lidhur me "Vëllazërinë Muslimane" u sulmua nga kritikët këtë javë, sepse filmi nuk ishte dorëzuar në zyrën e censurimit.
Ezzeddine Douiader eshte regjisor i filmit "Al Taqreer" (Raporti) që ishte planifikuar të dalë brenda disa ditësh, ndërsa është produksioni eshte realizuar nga “Renaissance Cinema”, e lidhur me Vëllazërinë Myslimane.
Sindikata e aktorëve të vendit ka ndaluar filmin nga transmetimi në kinema.
Douiader tha per "Al Arabiya" se ekuipazhi i filmit është sulmuar verbalisht nga kritikët të cilët janë kundër tij, dhe kërcënuan për ta quar çështjen në gjykatë nën pretekstin se filmi nuk ishte dorëzuar në zyrën e censurës.
Gjatë një konference për shtyp, Douiader mbrojti mos dërgimin e filmit në zyrat e byrosë së cenzurës, duke thënë se "qindra filma të shkurtër dhe të gjatë nuk kanë kaluar përmes Byrosë por ata u transmetuan në kinema", duke shtuar se filmi nuk ka për qëllim profitin. /Indeksonline/