Sulmohet fotoreporteri Hazir Reka

Fotoreporteri Hazir Reka, i cili njihet si njëri ndër fotoreporterët më të shquar në botë, përfundim ky që nxirret nga numri i madh i shpërblimeve që ka fituar në garat profesionale ndërkombëtare për fotografi, e ka lajmëruar rastin dhe policia është duke e hetuar rastin.
Mbrëmë vonë natën, në lagjen Dardania të Prishtinës, është sulmuar nga një person i panjohur, fotoreporteri i agjencisë botërore të lajmeve ‘Reuters’, Hazir Reka, të cilit i është vjedhur aparati profesional i fotografimit, kurse gjatë përpjekjeve që ta ‘shpëtojë’ ate, i panjohuri ia theu edhe gishtin e dorës.
“Ngjarja është zhvilluar shumë shpejtë. Kam qenë duke u kthyer nga puna, pak pas protestës së prishtinasve në qendër të qytetit, ku rinia ishte mbledhur që të dënoj ashpër vrasjet e dy amerikanëve, që ndodhën dje në Frankfurt. Në të kthyer, më ka sulmuar një i ri, fytyrën e të cilit nuk kam mundur ta identifikoj për shkak se ishte terr.
“Kam përshtypjen se cak i tij ishte vjedhja e njërit prej aparateve profesionale të fotografimit, që kisha në krah, sepse gjëja e parë që bëri i riu ishte pikërisht përpjekja që ta marrë atë. Megjithatë po pres që Policia e Kosovës ti kryej hetimet dhe të qartësojë motivet e ngjarjes së mbrëmshme’, deklaron për infoGlobin, Hazir Reka.
Fotoreporteri Hazir Reka, i cili njihet si njëri ndër fotoreporterët më të shquar në botë, përfundim ky që nxirret nga numri i madhë i shpërblimeve që ka fituar në garat profesionale ndërkombëtare për fotografi, e ka lajmëruar rastin në polici.
Burimet policisë janë duke zhvilluar hetimet. (infoGlob)