E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet me çekan inkasanti i KEDS-it

Dje në mesditë një inkasant i KEDS-it derisa po kryente detyrën e tij tek një klient ka hasur në rezistencë. Pos që nuk e ka kryer punën për të cilën kishte shkuar, ai është goditur edhe me çekan.

“Raportohet se është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht punëtorin e KEDS-it, mashkull K/Shqiptar duke goditur me çekan gjersa ai ishte duke punuar në çkyqjen nga rrjeti elektrik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në Kamenicë.

Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›