Sulmohet me molotov shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha

Protesta e opozitës në Tiranë ka marrë një kthesë të papritur këtë mbrëmje, teksa ish-vila e diktatorit Enver Hoxha është përfshirë nga flakët.
Protestuesit e Partisë Demokratike kanë hedhur dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës, e cila pas restaurimit është shndërruar në një qendër arti që pret artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
Flakët janë parë në ballkonin dhe oborrin e godinës, ndërsa zjarri ka përfshirë një pjesë të saj.
Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke përdorur ujë me presion për të neutralizuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
Gazetarja e RTSH, Jonida Omeri raporton se gjatë kohës që u hodhën sasi e madhe molotovësh, ka pasur njerëz brenda godinës të cilët kanë vrapuar për t’u fshehur.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa sirenat e auto-ambulancave dëgjohen kudo.
Po hidhet ujë nga autobototet për të shpërndarë protestuesit.
Më pas kryetari i PD-së, Sali Berisha është larguar me automjetin e tij.
Vijon…
/rtsh.al/