E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulmohet nga protestuesit serbë makina e ministrit të Mjedisit në Kosovë

Protestuesit serbë kanë sulmuar me bojë dhe vezë makinë e ministrit të Mjedisit në Kosovë, Liburn Aliu.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ku ministri ka vizituar komunën e Leposaviçit, ku është pritur nga kryetari, Lulëzim Hetemi.

Sipas mediave kosovare, ministri Aliu kishte provuar edhe javën e kaluar që të bënte një vizitë të tillë Leposaviç, por që vet ministri ka thënë se nuk ishte e mundur të bëhej vizita pasi  Policia e Kosovës e kishte udhëzuar që të kthehej pas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›