Sulmohet zyra e Partisë Socialiste në Laprakë
Zyra e Partisë Socialiste në zonën e Laprakës është gjetur mëngjesin e sotëm e goditur me mjete të forta dhe xhama të thyer.
Ky lajm bëhet i ditur për “Ora News”, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës.
Tashme kane nisur hetimet paraprake ndërsa bëhet e ditur se është vjedhur një kompjuter dhe është dëmtuar rëndë dera e ndërtesës.
Ende nuk dihen motivet e këtij akti dhe se kush mund të jenë autorët e vërtetë që e kanë shkaktuar.