“Sulmojnë gratë e fëmijët”, Erdogan mesazh Izraelit nga Tirana: Politikat barbare po i drejton edhe në Liban!

Në fjalën e tij në ceremoninë e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë, Erdogan ka sulmuar Izraelin.
Ai i ka quajtur politikat e Netanyahut, barabare, ndërsa shtoi se tashmë këto politika po i drejtohen edhe Libanit.
Erdogan theksoi se ushtria izraelite nuk kursen as gratë dhe fëmijët në sulmet e tyre.