E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmuan Policinë gjatë protestës së sotme në Vlorë, shoqërohen disa studentë

Disa studentë që morën pjesë në protestat e zhvilluara në Vlorë janë shoqëruar nga Policia.

Efektivët e uniformave blu kanë ndërhyrë duke i marrë disa prej tyre nga banesat dhe duke i shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës.

Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi arsyet e shoqërimit dhe numrin e studentëve të shoqëruar. Ngjarja vjen pas protestave të studentëve në qytetin e Vlorës.

Ata akuzohen se sulmuan efektivët dhe shkaktuan tensione.

Mësohet se studentët janë shoqëruar në komisariatin e policisë për “Prishje të qetësisë publike” “Bllokim të segmenteve rrugore” si dhe “Dëmtim të pronës publike”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›