Sulmuan me acid avokaten italianenën hetim dhe avokatja shqiptare

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Avokatja dhe të arrestuarit Si sulmuan shqiptarët avokaten italiane
ITALI - Një avokate shqiptare është nën hetim si e përfshirë në sulmin me acid ndaj avokates italiane Luçia Annibali.
Vec arrestimit të dy shqiptareve të dyshuar si agresorët, Rubin Talabani dhe Altisin Precetaj, Ina Begiçi është avokatja shqiptare e vënë nën hetim për dhënien e ndihmës të Rubin Talabanit për tu fshehur arrestimit.
Begiçi është avokate në Pesaro të italisë dhe është me origjinë nga Shkodra, nga i njëjti qytet nga vinë dhe dy agresorët e avokates italiane Luçia Annibali.
Hetuesit kanë bastisur zyrën dhe shtëpinë e avokates shqiptare, e cila sipas të dhënave paraprake ka folur në telefon me familjarët e Talabanit dhe vetë atë duke e informuar mbi detajet e bëra publike në media për arrestimin e tij.
Avokatja Annibali u sulmua me acid në mes të prillit dhe policia italiane arrestoi dy shkodranët pasi verifikoi dhe filmimet. Avokatja u sulmua teksa po shkonte në shtëpinë e saj mbrëmjen e 16 prillit në Pesaro të Italisë.
(Foto: Ina Begiçi)
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)