Sulmuesi me epilepsi, rrezikon jetën në fushë

Sumuesi i skuadrës argjentinase Velez Sarsfield, Ivan Bella ka përjetuar një sulm epileptik në ndeshjen ndaj Newels Old Boys. Sulmuesi që vuan nga epilepsia nuk e kishte përjetuar asnjëherë më parë një sulm të tillë në fushën e lojës.
Ka qenë ndërhyrja e stafit mjekësor që ka shpëtuar jetën e tij duke i'a kapur gjuhën për të rikthyer atë në jetë. Raportohet se Bella tani është mirë dhe se çdo gjë ka kaluar.