Sulo: Bast për të zgjedhur kreun e shtetit, boshllëk, pasojat negative

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se situata në Kosovë nga ana juridike përbën një boshllëk institucional dhe për rrjedhojë një krizë politike.
Sipas tij, qeveria në detyrë dhe parlamenti janë aty dhe kjo situatë po shkon nëpërmjet procedurës kushtetuese.
“Nuk dua të jem kaq alarmant, pasi më shumë për ngaqë jemi një komb dhe shpresojmë që mos të arrijmë në atë pikë sa vërtetë armiqtë e shqiptarëve të kenë përfitime nga kjo humbje kohe.
Çështja është se nga ana juridike ne vërtetë kemi një vakum, domethënë kemi një boshllëk të një institucioni dhe kemi një krizë politike, por institucionet e tjera të qeverisë, qeveria në detyrë dhe parlamenti janë aty dhe edhe kjo situatë po shkon nëpërmjet procedurës kushtetuese”, u shpreh Sulo.
Ai vuri në dukje se është një impas dhe një boshllëk i krijuar për institucionin e kreut të shtetit.
Sulo shpjegoi se pasojat janë shumë negative.
“Po është në impas për të zgjedhur presidentin, është në një boshllëk të kreut të shtetit. Nuk po e zgjedh dot. Sigurisht që është keq
Unë po mundohem që të jap disa arsye pragmatiste që qëndrojnë të vërteta, që është legjitime kjo që po ndodh në fund. Po të lexoj median sot, nga mbështetjet në ligj dhe në kushtetutë. Sigurisht që politikisht pasojat pastaj janë shumë negative.
Qeveria në detyrë nuk mund të marrë vendime maksimale, nuk mund të marrë vendime të veçanta. E ka të kufizuar mandatin dhe natyrën e vendimeve”, nënvizoi ai.
/rtsh.al/