E Martë, 3 Nëntor 2026

‘Sundimi i ligjit’ Balla: 22 persona të arrestuar për 24 orë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë bilancin e operacioneve policore të zhvilluara vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas një statusi në rrjetet sociale, Balla shkruan se, ” 22 persona kanë rënë në prangat e uniformave blu, si dhe janë sekuestruar 81 kg cannabis sativa, kokainë, armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme në qarqe të ndryshme të vendit.

Rezultate dhe më të mira presim në orët dhe në ditët në vijim, në kuadër të operacioneve të tjera kombëtare që po zhvillohen dhe do të intensifikohen për goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat që ato shfaqen,- shkruan ministri i Brendshëm

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›