“Sunny Hill 2025” në Prishtinë, Dua Lipa performancë të jashtëzakonshme në hapjen e festivalit

Prishtina u shndërrua në kryeqendrën e muzikës mbrëmjen e së premtes, kur ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në hapjen e edicionit të pestë të “Sunny Hill”.
Festivali, i cili zgjat deri më 3 gusht organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa, dhe është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.
Dua Lipa, e cila prej vitesh dominon skenën muzikore globale, solli në Prishtinë një shfaqje energjike dhe të kuruar deri në detaje. Duke folur në gjuhën shqipe, ajo tha se është e shumë e lumtur që ka arritur të themelojë festivalin me familjen e saj, ndërsa i falënderoi të gjithë.
Për rreth dy orë artistja këndoi hitet e saj më mëdha, por performanca me babanë e saj ishte qershia mbi tortë, duke u servirur një surprizë të bukur pjesëmarrësve. Në skenën e Sunny Hill ata kënduan së bashku këngën “Era” të grupit nga Kosova, “Gjurmët”, ndërsa performancës iu bashkua edhe publiku.
Dua Lipa është me origjinë shqiptare, pasi i ka të dy prindërit nga Kosova. Të enjten artistja me famë botërore mori shtetësinë kosovare, ndërsa në vitin 2022 ajo mori pasaportën dhe shtetësinë shqiptare.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/