E Martë, 3 Nëntor 2026

Super Bowl rekord shikimesh – Ngjarja më e ndjekur që nga zbritja në Hënë

Super Boël-i i këtij viti regjistroi rreth 123.4 milionë shikime në SHBA, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur që nga zbarkimi në Hënë në vitin 1969.  Vlerësimet paraprake televizive amerikane e kanë vendosur lojën e së dielës menjëherë pas uljes historike të Apollo 11, e cila u pa nga rreth 125 -150 milionë njerëz. Pjesëmarrja e shumëpritur e Taylor Sëift për të parë të dashurin Travis Kelce mendohet të jetë një nga arsyet e kësaj shikueshmërie rekord.  

Sipas Variety, ka disa debate se sa ajo ndikoi në numrin e audiencës, por firma kërkimore e konsumatorit Numerator doli në përfundimin nga një sondazh blic se 20% e shikuesve të Super Boël ishin të interesuar për shkak të marrëdhënies së këngëtares me Kelcen.

Kamerat sigurisht e kishin vëmendjen tek ajo. Sipas analistëve të medias Nielsen, një rekord prej 202.4 milionë njerëz ndoqën të paktën një pjesë të lojës.  Ndeshja Super Boël e vitit të kaluar mes Chiefs dhe Philadelphia Eagles u ndoq nga 115.1 milionë shikues.

/RTSH/ku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›