E Hënë, 2 Nëntor 2026

Super Lewandowski, Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat

Barcelona lë pas krahëve humbjen përballë Osasunës së pësuar një javë më parë dhe rikthehet te fitorja në kampionat, duke mposhtur 3-0 në transfertë Alaves, në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të LaLigas.

Lewandowski është protagonisti absolut i skuadrës “blaugrana”. Sulmuesi polak ka shënuar 3 gola në këtë takim, që në pjesën e parë.

Pas këtij suksesi Barcelona ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vendin e parë në tabelën e klasifikimit, ndërsa sulmuesi polak shkon në kuotën e 10 golave në 9 ndeshje të luajtura në kampionat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›