E Enjte, 5 Nëntor 2026

Super Suarez: poker i Atletico, që shkon në +10

Atletico Madrid ka hedhur një tjetër hap serioz për të fituar La Liga, teksa ka mundur Cadiz  4-2 duke bërë që të fluturojë në +10 nga Real Madrid I vendit të dytë, pavarësisht se ende duhet të rikuperohet një ndeshje. Suarez zhbllokoi situatën me një goditje të lirë; Negredo barazoi rezultatin, por Saúl solli colchoneros në avantazh përsëri në fund të pjesës së parë, para se Suarez të shënonte me penallti (50 ‘). Negredo shkurton në minutën e 71-të, por Koke më pas e mbylli ndeshjen.

Nëse nuk është hipotekuar titulli në La Liga, pa frikë mund të thuhet se të besuarit e trajnerit Simeone janë shumë afër saj. Reali duket i pafuqishëm për të rivalizuar, rezultatet e fundit tregojnë për një skuadër të dorëzuar. Pritet reagimi i Barcelonës, por me gjithë problematikat e shfaqura së fundmi, nuk duket e gatshme për të përballuar një Atletico të tillë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›