Superfosfati i Laçit “vrasja” që vjen nga shkëlqimi i djeshëm
Nga Mikeljana Prenja
Me duartrokitje, buzëqeshje, mijëra banorë shkuan në Laç për të festuar inagurimin e uzinës së Superfusfatit që përbëhej nga një fabrikë acidi sulfurik dhe një fabrikë fosfati, një vepër shumë e rëndësishme në kohën e komunizmit që do t’i jepte zhvillim edhe bujqësisë. Atë kohë në mitingun festiv morën pjesë anëtarët e byrosë politike të komitetit qëndror të partisë Haki Toska, Hysni Kapo, Spiro Koleka dhe Koço Theodhosi.
Superfosfati i Laçit ndezi oxhakët në vitin 1967 dhe u ndërtua me ndihmën e kinezëve. Guo Keli, në atë kohë drejtor i kompanisë së Industrisë Kimike të Nankinit ndërtoi uzinën e superfosfatit, duke sjellë në Shqipëri, inxhinierë, punëtorë dhe teknikë për ndërtimin sa më të shpejtë të kësaj industrisë kimike. Disa nga punëtorët ishin të burgosur politikë. Brenda hapësirës së rrethuar me tela me gjemba dhe truproja të armatosur kishte rreth 700 të burgosur politikë. Qeveria shqiptare e asaj kohe kishte menduar që atë uzinë ta ndërtonte me ta.
Të burgosurit zgjidhnin lirisht profesionet e zanatet e tyre, si murator, saldator, mekanik, elektriçist, e deri teknik ndërtimi. Superfosfati shtrihet në një sipërfaqe prej 38 hektarësh. Kjo industri prodhonte 180 mijë ton superfosfat në vit, që ndikoi djeshëm në rritjen e prodhimit bujqësor. Por, aktiviteti u shoqërua me procese të dhunshme të ndotjes në mjedis. Shkëlqimi i uzinës zgjati disa vite. Tanimë prej më shumë se tre dekadash, uzina e superfosfatit është e “vdekur” dhe nuk ka asnjë funksion veçse një “varrezë”. Sot vendi ku është ndërtuar uzina është një gërmadhë. Një ndërtesë gati në të shembur. Të gjithë e kujtojnë historinë tragjike të 2018 kur u mori jetën dy të rinjve që ishin afruar në këtë ambient për të nxjerr skrap, por që i zuri një pjesë e fasadës, duke gjetur fundin tragjik.
RRËFIMI I ISH-DREJTORIT TË UZINËS
Vitet nuk ia kanë vështirësuar memorien, flokët e mbetur i janë zbardhur, por energjinë dhe pasionin për të folur për Uzinën që drejtoi për disa vite, e ruan si një kujtim që do ta nxjerrë jashtë shpirtit sa herë i kërkohet.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
